Kërko

Termat dhe Kushtet

(Termat dhe Kushtet e përgjithshme të shitblerjes në rrugë elektronike)

RREGULLORE E DYQANIT ONLINE “MEDIA ALERT”

I.   Përkufizime

Termat e përdorur në Rregullore kanë këtë kuptim:

1. “Dyqani online (Dyqani Media Alert)” – faqe internetie zotëruar nga ofruesi i shërbimeve (i   përcaktuar si më poshtë) dhe e disponueshme në adresën online www.mediaalert.al, përmes së    cilës klienti mund të kryejë porosi (në vijim referuar si “Media Alert”);

  1. Ofruesi i shërbimeve” -  Shoqëria “Global Resource Trading” sh.p.k. NUIS: L52117145V, me seli      Lagjja Mezez, Rruga 28 Nëntori, ndërtesa nr. 57, Kashar MEZEZ, Tiranë, adresa e-mail: [---] e cila         zotëron faqen internet Media Alert, dhe rrjedhimisht ofron shërbime të shitjes online të mallrave;
  2. Klient” - një person fizik, person juridik ose njësi organizative pa personalitet juridik, të cilës    dispozitat e veçanta japin kapacitet ligjor dhe për të vepruar, dhe që kryen porosi të mallrave nëpërmjet faqes së Media Alert.

4. “Rregullore” – termat dhe kushtet e parashikuara më poshtë, të cilat rregullojnë mënyrën e     kryerjes së shërbimeve në rrugë elektronike me anë të faqes online, www.mediaalert.al;

5.  “Malli” - produktet e paraqitura dhe ofruara për shitje në Media Alert;

6.  “Porosia” – dëshmia e vullnetit të Klientit, që synon drejtpërdrejtë lidhjen e kontratës së shitjes, e         cila specifikon në mënyrë të veçantë llojin dhe numrin e mallrave;

6.  “Kontrata e Shitjes” - kontrata shitjes së mallrave brenda kuptimit të Kodit Civil, e lidhur ndërmjet        Ofruesit të Shërbimeve dhe Klientit, përmes përdorimit të faqes së Media Alert;

  1. Kodi Civil” - Ligji nr. 7850, datë 29.7.1994 “Për Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë”, i      ndryshuar;
  2.   Të Drejtat e Klientit” - Ligji nr. 9902, datë 17.4.2008 “Për Mbrojtjen e Konsumatorëve”, i        ndryshuar;

9. “Ligji për Tregtinë Elektronike” – Ligji nr. 10128, datë 11.5.2009 “Për Tregtinë Elektronike”, i ndryshuar;


II. Dispozita të përgjithshme

2.1. Kjo Rregullore përcakton termat dhe kushtet e përgjithshme për përdorimin faqes online  Media Alert, e cila vihet në dispozicion në adresën www.mediaalert.al.

2.2. Rregullorja përcakton në mënyrë të veçantë:

a)   rregullat për regjistrimin dhe përdorimin e llogarisë brenda faqes Media Alert;

b)   rregullat dhe kushtet për kryerjen e rezervimit elektronik dhe porosive të produkteve të disponueshme në faqen e Media Alert;

c)   rregullat e lidhjes së Kontratave të Shitjes, me anë të përdorimit të shërbimeve të ofruara në Media Alert.

2.3 Përdorimi i faqes Media Alert, është i mundur me kusht që sistemi teleinformatik që përdoret nga Klienti të plotësojë kërkesat minimale teknike në vijim:

a) të ketë të instaluar një shfletues web, për shembull: Internet Explorer 7.0, Mozilla Firefox 9.0,       Opera 8.0, Chrome 10.0.

2.4 Klienti duhet të sigurojë me mjetet e tij, akses në kompjuter ose pajisje me të cilat lidhen me rrjetin internet, me qëllim përdorimin e faqes Media Alert.

2.5  Për të kryer blerje në rrugë elektronike, Klienti duhet të jetë mbi moshën 18 vjeç dhe me zotësi të       plotë për të vepruar.

2.6  Kjo Rregullore është e disponueshme për Klientët në çdo kohë në faqen e Media Alert, në      adresën online www.mediaalert.al,  të cilët mund ta shkarkojnë dhe/ose printojnë atë.

2.7  Ofruesi i Shërbimeve rezervon të drejtën të ndryshojë dhe përditësojë kushtet e përmbajtura në          këtë Rregullore, në çdo moment. Kushtet e ndryshuara/përditësuara do të publikohen në faqen e         internetit të Media Alert. Këto ndryshime/përditësime nuk do të zbatohen për porosi të kryera para    datës së publikimit.

2.8  Informacionet në lidhje me Mallrat e paraqitura në faqen e Media Alert dhe në veçanti            përshkrimet e tyre, parametrat teknike dhe të përdorimit, gjithashtu dhe çmimet, përbëjnë ftesë         për të lidhur Kontratë Shitje.

2.9  Ofruesi I Shërbimit rezervon të drejtën e pronësisë mbi produktet e dorëzuara deri në kryerjen e         pagesës së plotë të çmimit nga Klienti (transferim i fondeve në llogarinë bankare të Ofruesit të            Shërbimit).

III. Rregullat për përdorimin e Media Alert

3.1 Kushti për fillimin e përdorimit të Media Alert nga Klientët, është regjistrimi i tyre në faqen online të      Media Alert, të përcaktuar si më sipër.

3.2  Regjistrimi kryhet duke plotësuar dhe pranuar formularin e regjistrimit, që Media Alert vendos në         dispozicion të Klientëve në website të Media Alert.

3.3  Kushti i regjistrimit, është rënia dakord me përmbajtjen e Rregullores dhe dhënia        e informacioneve personale nga Klienti, të shënuara si të detyrueshme.

3.4 Ofruesi i Shërbimit mund t’i heqë Klientit të drejtën e përdorimit të faqes së Media Alert,          www.mediaalert.al, si dhe mund të kufizojnë aksesin e tij në një pjesë ose tërësi të burimeve të        Media Alert, me efekt të menjëhershëm, në rast të shkeljes nga ana e Klientit të Rregullores dhe          në veçanti, kur Klienti:

a)     ka dhënë gjatë regjistrimit në faqen online të Media Alert, të dhënat e pavërteta, të pasakta                      ose të vjetruara, mashtruese ose shkelëse të drejtave të personave të tretë;

b)     ka kryer nëpërmjet faqes online të Media Alert, shkelje të drejtave personale të palëve të                          treta, në veçanti të drejtave personale të Klientëve të tjerë të Media Alert;

c)     ka kryer veprime të tjera që konsiderohen nga Ofruesi i shërbimit në kundërshtim me ligjin në                   fuqi dhe/ose me parimet e përgjithshme të përdorimit të internetit, apo të dëmshme për emrin                     e mirë të Ofruesit të Shërbimit dhe/ose të faqes online www.mediaalert.al, të Media Alert.

3.5 Për të garantuar sigurinë e transmetimit të mesazheve dhe të dhënave në lidhje me shërbimet e ofruara në faqen online, Media Alert merr masa teknike dhe organizative në përputhje me gradën e kërcënimit të sigurisë së shërbimeve të ofruara, në veçanti merr masat për të parandaluar blerjen dhe modifikimin nga persona të paautorizuar të të dhënave personale të transmetuara në internet.

3.6  Media Alert mund të vendosë në çdo kohë të pezullojë, ndryshojë apo përfundojë ofrimin e produkteve nё rrugë elektronike për shkak të punimeve të mirëmbajtjes, për të përditësuar ose përmirësuar faqen ose për çfarëdo arsye tjetër.

3.7 Media Alert, nuk mban përgjegjësi për viruset kompjuterike që mund të ketë faqja e internetit. Klienti merr përsipër të përdorë pajisjet dhe programet e duhura për t’u mbrojtur nga sulme të jashtme (viruse, site të ndryshme etj.) gjatë kryerjes së blerjeve në mënyrë elektronike.

3.8 Klienti është i detyruar në mënyrë të veçantë:

a) të mos japë dhe të mos përcjellë përmbajtje të ndaluara me ligj, për shembull: përmbajtje të dhunshme, shpifëse apo shkelëse të të drejtave personale dhe të drejtave të tjera të palëve të treta;

b) të përdori Media Alert, pa penguar funksionimin e tij nëpërmjet përdorimit të programeve ose pajisjeve të veçanta;

c) të përmbahet nga veprime të tilla si dërgimi ose postimi brenda Media Alert i informacionit komercial të padëshiruar (spam);

d) të përdori faqen online të Media Alert, www.mediaalert.al, pa i shkaktuar dëme Klientëve të tjerë dhe Ofruesit të Shërbimit;

e)  të përdori Media Alert në përputhje me rregullat në fuqi në Republikën e Shqipërisë, dispozitat e Rregullores, si dhe me parimet e përgjithshme të përdorimit të internetit.

f)  të mbaj sekret fjalëkalimin e tij për akses në faqen e Media Alert.

IV.        Procedura për lidhjen e Kontratës së Shitjes

4.1.     Për lidhjen e Kontratës e Shitjes me anë të përdorimit të faqes Media Alert, Klienti shkon në           faqen e internetit www.mediaalert.al, zgjedh produktin dhe nëse është e mundur parametrat         e tij të tjera, si për shembull ngjyrën, duke ndjekur hapat teknike të përcaktuara në mesazhe që i shfaqen Klientit  ashtu si edhe informacionin e disponueshëm në faqen Media Alert.

4.2.     Zgjedhja e Mallrave të porositur nga Klienti bëhet duke i shtuar ato në shportë.

4.3.     Gjatë kryerjes së porosisë - derisa shtypet butoni “Porosit” - Klienti mund të modifikojë të dhënat hyrëse dhe përzgjedhjen e Mallrave. Për ta bërë këtë, Klienti duhet të ndjekë mesazhet që shfaqen dhe informacionet e disponueshëm në faqen Media Alert.

4.4.     Pasi Klienti, përdorues i faqes online Media Alert, të ketë dhënë të gjitha të dhënat të nevojshme, do të shfaqet një përmbledhje të porosisë së kryer. Përmbledhja e porosisë së kryer do të përfshijë informacion mbi:

a) objektin e porosisë,

b) çmimin njësi dhe total të produkteve apo shërbimeve të porositura, duke përfshirë kostot e dërgesës dhe kosto shtesë (nëse ka),

c) mënyrën e zgjedhur të pagesës,

d) mënyrës e zgjedhur të dorëzimit,

e) kohën e dorëzimit;

4.5.     Për të dërguar porosinë e kryer, është e nevojshme që Klienti të pranojë Rregulloren, të japë informacionin personal të shënuar si të detyrueshme dhe për të shtypë butonin ”Porosis me detyrim pagese.”

4.6.     Kryerja e porosisë nga Klienti përbën shprehje vullneti dhe provë për dëshirën e tij për të lidhur  Kontratën e Shitjes me Ofruesin e Shërbimit, sipas përmbajtjes së Rregullores.

4.7.     Pas kryerjes së porosisë, Klienti merr një e-mail që përmban një konfirmim përfundimtar të të gjitha elementeve thelbësore të porosisë.

4.8.     Kontrata do të konsiderohet si e lidhur nga momenti i marrjes nga Klienti, të e-mail të përmendur në pikën 4.7 më sipër.

4.9.     Kontrata e shitjes është në gjuhën shqipe, përmbajtja e së cilës është në përputhje me Rregulloren dhe legjislacionin shqiptar në fuqi.

V.         Dorëzimi

5.1.       Dorëzimi i Mallrave kryhet vetëm brenda territorit të Republikës së Shqipërisë dhe kryhet pranë adresës së treguar nga Klienti, gjatë përpilimit të Porosisë në faqen e Media Alert.

5.2.       Dorëzimi i Mallrave të porositura bëhet me korrier dhe/ose me postë. Kostot e dorëzimit janë        të përcaktuara në skedën e produktit. Përveç kësaj, kostot e dorëzimit të do të tregohen në kohën e kryerjes së porosisë.

5.3.       Afati i dorëzimit është nga 1 deri në 7 ditë pune nga data e kryerjes së Porosisë nga Klienti.

5.4.       Dispozitat thelbësore të Kontratës së Shitjes së mallrave, ashtu si edhe kushtet e dërgesë  vihen në dispozicion të Klientit në adresën e dhënë të e-mail, duke ia bashkangjitur edhe dërgesës që përmban Mallin e porositur, printimin e konfirmimit, specifikimet e  Porosisë dhe faturë TVSH ose kupon tatimor.

5.5        Klienti merr përsipër të marrë në dorëzim Mallin në emër të tij apo të personit në emër të të cilit është kryer porosia, në adresën e caktuar prej tij gjatë kryerjes së Porosisë.

5.6        Gjatë dorëzimit, Klienti ose personi i autorizuar, duhet të provojë identitetin e tij, dhe konfirmimin e Porosisë së dërguar, si dhe autorizimin në rast tërheqje nga një person i tretë.

5.7        Gjatë kontrollit të Mallit të dorëzuar, nëse Klienti vëren se ambalazhi ose paketimi i produkteve është i dëmtuar, produktet mungojnë ose janë të dëmtuara, Klienti duhet të përshkruajë të gjitha vërejtjet me shkrim në aktin e marrjes në dorëzim, dhe të marrë nënshkrimin e transportuesit, dhe do të ruajë një kopje të dokumentit. Këto vërejtje duhet të jenë të qarta (përcaktim i dëmtimeve) në mënyrë që të merren parasysh nga Ofruesi I Shërbimit për zëvendësimin e Mallit.

5.8       Në rast dëmtimi të paketimit apo ambalazhit gjatë transportit, Klienti merr përsipër të refuzojë marrjen në dorëzim të Mallit të dëmtuara duke përcaktuar arsyen e refuzimit në aktin e marrjes në dorëzim.

5.9        Me nënshkrimin e aktit të marrjes në dorëzim pa asnjë vërejtje, dhe me pranimin e Mallit, Klienti pranon se produktet i janë dorëzuar në gjendje të mirë. Nga ky moment, Klienti nuk mund të kërkojë asnjë kthim apo zëvendësim të Mallit të dorëzuar.

5.10      Dorëzimi i Mallit nuk përfshin montimin ose vënien në punë të tij.

5.11      Ofruesi I Shërbimit nuk është përgjegjës për pasojat e ngjarjeve që janë përtej kontrollit të tij të arsyeshëm, të tilla si ngjarje të forcës madhore ose që varen nga transportuesi, të cilat do të vononin ose ndalonin dorëzimin e Mallit të porositur.

VI.        Çmimet dhe metodat e pagesës

6.1.       Çmimet e Mallrave janë të përcaktuara në monedhën shqiptare (Lekë/ALL) dhe përfshijë TVSH-në dhe tarifat doganore.

6.2.       Klienti mund të paguajë çmimin me anë të:

a) transfertës në llogarinë bankare pranë Raiffeisen Bank SHA

LEK: AL12202110370000000031155991

EURO: AL94202110370000000041155991

b) sistemit të pagesave PayPal;

c) para në dorë tek korrieri që dorëzon Mallin;

d) para në dorë gjatë tërheqjes personale në dyqanin fizik të Media Alert të ndodhur në    adresën [----      -];

6.3        Çmimet e Mallrave nuk përfshijnë kostot e dërgimit që janë në përgjegjësinë e Klientit, dhe që      ndryshojnë sipas distancës së dërgesës në adresën e përcaktuar prej Klientit.


VII.       E drejta e tërheqjes nga Kontrata e Shitjes

7.1        Në zbatim të Ligjit 9902, datë 17.04.2008 “Për Mbrojtjen e Konsumatorëve”, Klienti ka të drejtë të heqë dorë nga Kontrata e Shitjes pa penalizim dhe pa dhënë arsye, brenda një afati             prej 14 ditësh kalendarike nga data e dorëzimit të produkteve të porositura.

7.2        Produkti duhet të kthehet në adresën e përcaktuar nga Ofruesi i Shërbimit, me paketimin dhe       ambalazhimin e tij, të mos jetë përdorur dhe tё shoqërohet me të gjithë aksesorët, udhëzimet     e përdorimit, dokumentat që vërtetojnë blerjen në rrugë elektronike si dhe deklaratën e   kthimit të plotësuar.

7.3        Produktet e kthyera të mangëta, të dëmtuara, të përdorura ose të ndotura nuk mund të    pranohen nga Ofruesi i Shërbimit.

7.4        Klientit do t’i rimbursohet çmimi i produktit. Kostot e kthimit të produktit të kthyer janë në   ngarkim të Klientit. Rimbursimi do të kryhet përmes pagesës në llogarinë bankare të klientit.

7.5        Produktet promocionale dhe produktet me porosi  nuk mund të kthehen nga Klienti në asnjë         rast.

7.6        Për të ushtruar të drejtën e tërheqjes, Klienti duhet të informojë Ofruesin e Shërbimit, (duke          treguar emrin e tij, adresën e plotë dhe, kur është e mundur, numrin e telefonit,             numrin e           faksit dhe e-mail) lidhur me vendimin e Klientit për t’u tërhequr nga Kontrata e Shitjes dhe     duke përpiluar një deklaratë të qartë ku Klienti shpreh qëllimin e tij për t’u tërhequr (për            shembull, me anë të një letre të dërguar me postë, faks ose e-mail).

7.7        Klienti, gjithashtu mund të plotësojë dhe të dërgojë formularin e  tërheqjes nga Kontrata e Shitjes apo ndonjë deklaratë tjetër të qartë në mënyrë elektronike në faqen e internetit www.mediaalert.al. Në qoftë se Klienti përdor këtë opsion, Ofruesi i Shërbimi do i dërgojë menjëherë një vërtetim të pranimit të tërheqjes së tij, të shprehur në mënyrë të qartë (p.sh., e-mail).

7.8        Efektet e tërheqjes nga kontrata e shitjes:

Nëse Klienti do të tërhiqet nga Kontrata e Shitjes, Ofruesi i Shërbimeve do t’i kthejë të gjitha pagesat e marra nga Klienti, duke përfshirë shpenzimet e dorëzimit të mallrave (me përjashtim të kostove shtesë që rezultojnë nga zgjedhja e një lloji të dërgesës të ndryshme nga ajo normale dhe më e lira e ofruar nga Ofruesi i Shërbimeve).

VIII.      Ankesat në lidhje me Mallrat

8.1.       Reklamimet apo ankesat që mund të lindin nga ndonjë shkelje eventuale e të drejtave të Klientit, ose në të kësaj Rregulloreje, duhet të adresohen nga Klienti në adresë Ofruesi i Shërbimit merr përsipër të rishikojë çdo reklamim brenda 7 ditëve, dhe në qoftë se kjo nuk është e mundur, ai do të informojë Klientin gjatë kësaj periudhe, se kur ankesa/reklamimi do të trajtohet.

8.2.       Ofruesi i Shërbimit ashtu si edhe faqja Media Alert që ky i fundit zotëron, nuk është prodhues i Mallrave. Prodhuesi është i vetmi përgjegjës për garancinë e Mallrave të shitura sipas kushteve dhe për periudhën e përcaktuar në kartën e garancisë. Nëse dokumenti i garancisë parashikon një mundësi të tillë, Klienti mund të paraqesë ankesën e tij në kuadër të garancisë direkt në servis të autorizuar, adresa e të cilit gjendet në kartën e garancisë.

IX.        Ankesat në ofrimin e shërbimeve elektronike

9.1.       Ofruesi i Shërbimit, nëpërmjet faqes online të Media Alert, www.mediaalert.al, ndërmerr   veprimet e nevojshme, për të siguruar funksionimin e duhur dhe të plotë të Media Alert, në    masën që rezulton nga njohuritë aktuale teknike dhe merr përsipër të heqë brenda një      kohe të arsyeshme të gjitha parregullsitë e raportuara nga Klientët.

9.2.       Klienti është i detyruar të njoftojë menjëherë Ofruesin e Shërbimit,  për çdo parregullsi apo           ndërprerje në funksionimin e faqes Media Alert, www.mediaalert.al.

9.3.       Parregullsitë që lidhen me funksionimin e Media Alert, Klienti mund t’i paraqesë me shkrim në      adresën e mëposhtme: Global Resource Trading sh.p.k., Tiranë, Njësia Bashkiake nr 5,       Rruga Ibrahim Rrugova, Kompleksi Green Park, Kulla 1, kati 6, ap. 24 ose duke përdorur      formularin e kontaktit

9.4.       Në ankesën, Klienti duhet të japë emrin dhe mbiemrin e tij, adresën postare, natyrën dhe datën e parregullsive që kanë të bëjnë me funksionimin e Media Alert.

9.5.       Ofruesi i Shërbimit merr përsipër të rishikojë çdo reklamim brenda 7 ditëve, dhe   në qoftë se       kjo nuk është e mundur, të informojë Klientin gjatë kësaj periudhe se kur ankesa do të trajtohet.


X.         Dispozitat përfundimtare

10.1      Kjo Rregullore ashtu si edhe Kontrata e Shitjes rregullohen nga legjislacioni shqiptar në    fuqi.

10.2      Çdo mosmarrëveshje që mund të lind ndërmjet Ofruesit të Shërbimit dhe Klientit, i cili është          një konsumator, do të zgjidhet nga gjykata kompetente shqiptare, e përcaktuar në përputhje me dispozitat përkatëse të Kodit të Procedurës Civile.

10.3      Zgjidhja e çdo mosmarrëveshje që lind ndërmjet Ofruesit të Shërbimit dhe Klientit, i cili nuk           është një konsumator, është subjekt i gjykatës kompetente të vendit ku Ofruesit të Shërbimit,          ka selinë e tij.

10.4      Çështjet që nuk rregullohen në këtë akt do të rregullohen nga Kodi Civil, ashtu si edhe nga           dispozitat e tjera përkatëse të legjislacionit shqiptar në fuqi.

Filters
Sort
display